FOTO/ Qyteti i veprave arkitektonike me bambu

FOTO/ Qyteti i veprave arkitektonike me bambu

13:01, 10/09/2019
A+ Aa A-

Shumë prej qyteteve më të mëdha të Azisë bëjnë përshtypje në vende të ndryshme të botës falë ndërtimeve të tyre me bambu dhe me punime nga më të veçantat që bëjnë me këtë dru.

Këto lloj skelash janë përdorur me shekuj në vende si Macao, ku dy arkitektë tani po përpiqen të ndryshojnë perceptimet lokale duke i shndërruar ato në vepra arti.

Rita Machado dhe Joao O, themeluesit e studios së projektimit Impromptu Projects, janë bashkuar me mjeshtrat lokalë të bambusë, të cilët njihen si "merimangat" për punën e tyre të shkathët dhe të rrezikshme me strukturat të cilat i kanë publikuar edhe në internet.

Bambuja prej kohësh është përdorur për ndërtim në pjesë të Azisë, ku rritet me bollëk dhe rivalizon çelikun në forcë dhe qëndrueshmëri. 

Ajo rritet jashtëzakonisht shpejt dhe deri në 26 metra lartësu duke e bërë kështu një material ndërtimi të qëndrueshëm që ka duruar me shekuj.

Në 2005, qendra historike e qytetit u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore si një vend me vlera të jashtëzakonshme universale një akordim që i detyrohet, pjesërisht, bambusë.

Çdo vit, banorët ndërtojnë një teatër të derdhur në bambu jashtë tempullit A-Ma për t'u lutur për sigurinë e peshkatarëve në det. 

Është një traditë që ka qëndruar në këtë qytet port për më shumë se 100 vjet çfarë tërhoqi edhe vëmendjen e dy arkitektëve, të cilët jetojnë në vendin fqinj.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco