VIDEO/ Babai përfiton masazh falë bluzës me një lojë në shpinë

VIDEO/ Babai përfiton masazh falë bluzës me një lojë në shpinë

11:57, 10/09/2019
A+ Aa A-

Ndër gjërat që një prind i ri vuan në momentin kur bëhet me fëmijë janë edhe dhimbjet e shpinës për shkak të peshës që mban apo edhe për faktin se shtohen impenjimet dhe ngarkesat edhe me punët e shtëpisë.

Gjithë ata përkulje dhe ngritje, nga mëngjesi në darkë për të mbledhur në fund të ditës rrëmujën e shkaktuar nga fëmija është një aktivitet jo pak i lodhshëm për një prind të ri.

Atëherë, kush mund të fajësonte një baba dinak i cili gjeti një mënyrë të frytshme si të përfitontë pak masazh nga fëmija e tij vetëm falë lojës.

Ken Kaëamato postoi një video të djalit të tij duke bërë pikërisht këtë, të gjitha falë bluzës të tij dhe një tren lodrash.

Në pamje, ne shohim Ken, një inxhinier i softuerit Google nga Japonia i shtrirë në dysheme ndërsa djali i tij drejton lodrën lart e poshtë shpinës së babait të tij në një lëvizje masazhi.

Modelet e trenit të bluzave sportive janë një shpikje vërtet shumë kreative. Ndërkohë një uebfaqe kineze po shet në masë bluza të tilla dhe kushdo mund të përfitojë nga bujaria e krijuesve. A funksionon?

Shikoni videon:

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco