FOTO/ Është nëna më e vjetër në botë me binjakë në moshën 74 vjeçare

FOTO/ Është nëna më e vjetër në botë me binjakë në moshën 74 vjeçare

10:49, 10/09/2019
A+ Aa A-

Një grua 74-vjeçare mendohet se është bërë nëna më e vjetër në botë pasi lindi binjakë dhe i dha fund një pritje 57-vjeçare për të filluar një familje.

Erramatti Mangayamma, nga Hyderabad në Indinë qendrore, raportohet se ngeli shtatzënë me vajzat përmes trajtimit të IVF dhe lindi nga seksioni cezarian.
Mangayamma, e cila thotë se ajo kaloi në menopauzë 30 vjet më parë, është gruaja më e vjetër që deri më sot ka lindur fëmijë.

Spanjollja Maria del Carmen Bousada de Lara solli në jetë dy binjakë në dhjetor të vitit 2006 në moshën 66 vjeç.

Mangayamma u martua me Bujqmen Yerramatti Raja Rao, i cili tani 80 vjeç, në 22 Mars 1962, por çifti deri më tani kishin dështuar në përpjekjet e tyre për të pasur fëmijë.

Mangayamma thotë se ajo ishte nxitur të provonte përsëri për të pasur një fëmijë, pasi një fqinj i saj u bë prind në moshën 55 vjeç.

IVF, ose fekondimi in vitro, është një proces ku veza pjellore e një gruaje është e kombinuar me një spermë jashtë trupit përpara se të implantohet në të njëjtën ose mitrën e një gruaje tjetër për të nxitur një shtatzëni.

Sperma e përdorur për shtatzëninë e Mangayamma raportohet të ketë qenë e burrit të saj.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco