FOTO/ 34 vjeçarja merr miratimin e familjes dhe martohet me pemën

FOTO/ 34 vjeçarja merr miratimin e familjes dhe martohet me pemën

09:37, 10/09/2019
A+ Aa A-

Një nënë-dy fëmijëve është ‘kurorëzuar’ në martesë me një pemë dhe tani synon të ndryshojë mbiemrin e saj për të pasqyruar bimën me të cilat 'u martua'.

Familja dhe miqtë e Kate Cunningham e ndoqën nga afër se si shkoi ceremonia e çuditshme e dasmës që u mbajt në një park të Merseyside.

‘Nusja’ 34-vjeçare vendosi ‘të martohej’ me pemën e moshuar në Litherland's Park Rimrose Valley si marifet për të rritur ndërgjegjësimin për një fushatë që kundërshtonte ndërtimin e një bypass-i.

Aktivistja, veshi një fustan të gjelbër ngjyrë ulliri. Para ditës së madhe, Cunningham i tha Echo: "I dashuri im është shumë mbështetës në vendimin tim. Ai madje ka ndihmuar për të bërë fjalimin për ceremoninë. Edhe babai im ka qenë shumë mbështetës. Ai ka qenë në furgonin e tij duke ndihmuar të organizojë gjithçka për ditën e madhe."

“Unë dua që njerëzit të përfshihen me fushatën dhe të shtrojnë pyetje në lidhje me shkatërrimin e hapësirës sonë të gjelbër”, ka thënë Kate.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco