VIDEO/ Gjetje apo...?! I ati rreh kukullën, që të detyrojë foshnjen të hajë ushqimin

VIDEO/ Gjetje apo...?! I ati rreh kukullën, që të detyrojë foshnjen të hajë ushqimin

08:27, 10/09/2019

Kjo video që ka ngjallur çudi  ka bërë xhiron e rrjetit pasi një vogëlush ende pa mbushur një vjeç shfaqet në momentin kur po ushqehet nga babai i tij. Pranë ka edhe një lodër prej pellushi.

Duket se vogëlushi nuk ka dëshirë të hajë dhe fillon të bëjë naze duke tundur kokën në shenjë mohimi teksa babai tenton ta ushqejë.

Në këtë moment i ati bën një veprim të veçantë: merr lodrën dhe bën sikur do ta ushqejë. Në momentin që pellushi ‘refuzon’ ushqimin ai e "rreh" keq.

Duket se vogëlushi mbetet i shokuar dhe dukshëm i frikësuar pas kësaj dhe menjëherë pasi babai i afron ushqimin nuk kundërshton më por ha menjëherë.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco