VIDEO/ Lan dhe nden rrobat teksa treni është duke lëvizur

VIDEO/ Lan dhe nden rrobat teksa treni është duke lëvizur

15:30, 09/09/2019
A+ Aa A-

Një person u ka ngritur një kurth pasagjerëve të një treni duke vendosur të lajë rroba gjatë udhëtimit.  

Elvin Mensah, 29 vjeç, i befasoi pasagjerët ndërsa përdorte ujë në shishe, një kovë, pluhur larës dhe një raft për tharje, përpara se t’i nënshtrohej punës së tij të përditshme në linjën e ngjeshur të trenave të Londrës. 

Ai filloi duke futur rrobat e tij në kovë dhe duke shtuar ujë nga një shishe e madhe që mbante me vete. 

Pastaj shtoi pluhurin për larje dhe filloi të lajë me dorë rrobat e tij ndërsa transportuesit shikojnë me konfuzion.

Më pas ai fillon edhe të ndejë veshjet të cilat sapo i ka larë.

Sidoqoftë, komediani me qendër në  Londër ka rrëfyer se spektakli i larjes ishte gjithçka për shfaqje. 

Ai më pas tregoi se nuk bëri gjë veçse vuri në lojë pasagjerët në tren të cilët mbetën haptazi të mahnitur nga çfarë shikonin.

Ai është shumë i njohur në rrjetet sociale Instagram, Facebook etj dhe ka shumë fansa.

Njëri shkroi: 'Videot e tua vërtet me mbushin ditën me humor’.

@Video/ Elvin Mensah/ Facebook

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco