Fotografi dokumenton në foto redaksitë e braktisura të gazetave

Fotografi dokumenton në foto redaksitë e braktisura të gazetave

13:46, 09/09/2019
A+ Aa A-

Shkrepjet e mrekullueshme të Matthew Christopher në redaksinë e braktisur të gazetës Pittsburgh theksojnë jo vetëm shkallën e operacionit të ndërlikuar të shtypjes së një gazete, por edhe ndërlikimet që janë të përfshira në këtë proces.

Fotografit të njohur, Matthew, 39 vjeç, iu dha leja të vizitojë redaksitë e braktisura drejt fundit të vitit 2016, një vit pasi gazeta u zhvendos në një tjetër adresë.

Matthew, nga Filadelfia, Pensilvani, tha: ‘Kishte shumë gjëra të mahnitshme, por shtypshkronjat që ishin ende aty edhe pse redaksia ishte mbyllur mbetet një ndër gjërat më mbresëlënëse. Shtypshkronjat ishin jashtëzakonisht të mëdha dhe shumë të bukura. Ishte gjithashtu befasuese të kaloje nëpër zyrat ku të gjithë në redaksi dikur punonin, ose të shkoje në bodrum, ku dollapët e punëtorëve të shtypit ishin akoma të personalizuara dhe të zbukuruara. Kishte një milionë detaje të vogla në lidhje me njerëzit që punonin atje që kishin mbetur akoma dhe ndërtesa dhe makineria ishin shumë unike.’

Gazeta u themelua në vitin 1786 si gazeta Pittsburgh, dhe në 1962 u zhvendos në ndërtesën e saj të braktisur tani, në qendër të qytetit, e cila ishte ndërtuar në vitin 1927.

Gazeta funksioni deri në vitin 2015, duke e lënë ish-shtëpinë e saj të zbrazët.

    Marrë nga:catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco