Gjendet fosili i shtypur i një breshke prehistorike

Gjendet fosili i shtypur i një breshke prehistorike

12:25, 09/09/2019

Shkencëtarët kanë gjetur fosilin e një breshke deti, e cila duket se ka pësuar fatin e zymtë për tu shkelur nga një dinozaur i madh.

Mbetjet e gurta të krijesës u gjetën në malet Jura përgjatë kufirit franko-zviceran.

Pasi vdiq rreth 150 milionë vite më parë, krijesa mendohet të jetë shtypur nga një sauropod një barngrënës me qafë të gjatë si një diplodokus.

Paleeologët nuk mund të gjejnë se si breshka arriti të mbërrinte atje, por gjetën që guaska e saj e rrafshuar ishte bërë një me tokën para se të fosilizohej plotësisht.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur gjatë periudhës së Jurasikut, i cili u emërua pas Maleve të Jura.

Shkencëtarët sugjerojnë që krijesat parahistorike mund të jenë takuar ndërsa breshkat po kalonin në zonën bregdetare për të arritur në plazhe dhe për të hedhur vezët e tyre.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco