Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Shtëpitë e së ardhmes janë lundruese dhe rezistente ndaj stuhive

VIDEO/ Shtëpitë e së ardhmes janë lundruese dhe rezistente ndaj stuhive

12:01, 09/09/2019
A+ Aa A-

Kjo shtëpi e mrekullueshme ‘lundruese’ ju lejon pronarëve të zhvendosen në një destinacion të ri falë energjisë elektrike dhe këmbëve hidraulike.

Shtëpitë varkë prej 2 milionë dollarësh janë në gjendje t'u rezistojnë uraganeve dhe mund të ngrihen plotësisht mbi nivelin e detit për t’u mbrojtur nga përmbytjet.

Ndërmarrja me bazë në Florida Arkup projektoi "jahte të gjalla" me ambiente të brendshme tejet luksoze që e mbrojnë atë më së miri në momente stuhish dhe rreziku.

Çdo shtëpi e tillë ka një sipërfaqe prej 1325 metrash katrore dhe mund të personalizohet dhe nga panelet diellore në çati.

Sistemet që mbledhin dhe pastrojnë ujërat e shiut gjithashtu ndihmojnë për të mbajtur modelin miqësor ndaj mjedisit.

Shtëpia e parë lundruese e cila do të jetë e përshtatshme për liqene, lumenj, grykëderdhje dhe porte pritet të ndërtohet vitin e ardhshëm.

Ndërtuesi i saj tha: ‘Koncepti ynë i jahteve është më shumë sesa një model tjetër i shtëpisë lundruese. Ne marrim teknologjinë holandeze të shtëpive lundruese dhe e sjellim atë në nivelin tjetër duke shtuar stabilitet, lëvizshmëri dhe hapësira më të mëdha jetese’.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco