VIDEO/ Çfarë s’mund të bëjë ky 11 vjeçar me letra?!

VIDEO/ Çfarë s’mund të bëjë ky 11 vjeçar me letra?!

13:49, 08/09/2019
A+ Aa A-

Një djalë 11 vjeç nga provinca Henan e Kinës qendrore ka mrekulluar qindra mijëra njerëz në internet me aftësitë e tij të jashtëzakonshme në përdorimin e letrave me të cilat shumica e njerëzve zakonisht argëtohen dhe luajnë në grup.

Gjërat që ky djalosh mund të bëjë me letrat janë nga më të ndryshmet duke filluar nga prerja e frutave në nguljen e tyre madje edhe në dërrasa. Mund të çajë kanoçe birre apo pijesh freskuese, të presë perime, kastraveca, misra etj.

Në video ai tregon se si e fitoi këtë aftësi të tijën kur ishte vetëm 7 vjeç dhe madje shpjegon edhe se si duhet të mbahen letrat.

Marrë nga: scmp.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco