VIDEO/ 9 vjeçari me pasionin e veçantë, koleksionon brumbuj dhe mumifikon shpendë

VIDEO/ 9 vjeçari me pasionin e veçantë, koleksionon brumbuj dhe mumifikon shpendë

12:41, 06/09/2019
A+ Aa A-

Angus Latimer ka një pasion për kafshët e ngordhura pasi ka parë nënën e tij të krijojë taksidermi (mumifikimi i kafshëve) kur ishte vetëm një vogëlush dhe tani mbledh krijesa të vogla të ngordhura, zogj, bretkosa si dhe kujdeset për bretkosën e tij të preferuar të quajtur Slippery.

E ëma, Kate Latimer-Matthews, 33 vjeçe, nga Moreton-in-Marsh, Gloucester, zbuloi se nga katër fëmijët e saj, Chloe, 17 vjeç, Archie, 12, Angus, 9 dhe Albert, i cili është katër muajsh, se Angus është ai që mbeti më i magjepsur nga puna e tij.

Ajo tha: ‘Unë e dija që Angus ishte i ndryshëm nga fëmijët e mi të tjerë. Ata janë fansa futbolli dhe duan të luajnë futboll dhe ai thjesht dëshiron të vizitojë muzetë. Ai do të vinte dhe do më shikonte në punëtorinë time kur ishte tre vjeç dhe ishte i magjepsur nga ajo që bëja. Ne jemi aq të mësuar të shohim kafshë pa lëkurë, saqë është bërë normale në familjen tonë. Vura re që ai filloi të mblidhte mizat e vdekura dhe prej andej nuk ka pushuar së mbledhuri krijesa të ngordhura nga më të ndryshmet. Tani ai ka brumbuj dhe insekte, fosile dhe shkëmbinj, madje ka mbushur një gjel të vetin që e mban në dhomën e gjumit. Ai i katalogon të gjitha në sirtarët e sofistikave profesionale, ashtu si në muze. Më pëlqen të shoh taksiderminë që ai krijon dhe personalitetin që ai u jep kafshëve përmes syve të një fëmije.’

Angus, i cili shpreson të bëhet një entomolog një ditë, është fansi më i madh i David Attenborough dhe u ndje me fat kur e takoi në një librari pasi priti në radhë për gjashtë orë.

    Marrë nga: catersnews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco