Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

VIDEO/ Tërbohet rinoceronti godet keq makinën që rrotullohet 3 herë

VIDEO/ Tërbohet rinoceronti godet keq makinën që rrotullohet 3 herë

12:58, 28/08/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i tmerrshëm kur një rinoceron i tërbuar sulmon një rojtare të kafshëve në makinën e saj në një park safari gjerman, duke e rrotulluar atë mbi tre herë. 

Sulmi tronditës u zhvillua në Parkun ‘Serengeti’ në Hodenhagen, një komunë në shtetin gjerman të Saksonisë së Ulët dhe u filmua nga një vizitor. 

Rinoceroni masiv, me emrin Kusini, 30 vjeç, përplasi brirët dhe trupin e tij në makinën e rojtares së kafshëve përpara se ta rrokulliset ndërsa ajo ishte akoma brenda automjetit.

Megjithë sulmin e tmerrshëm, gruaja brenda makinës me motivet e zebrës nuk pësoi dëmtime të rënda veç disa gërvishtjeve të vogla.

Automjeti u dëmtua shumë nga sulmi brutal.

Fabrizio Sepe, menaxheri i Parkut Serengeti, tha se është e paqartë pse Kusini ishte zemëruar kaq shumë.

Rinoceroni ka jetuar në park për 18 muajt e fundit dhe ende kishte të nevojshme përshtatshmërinë me ambientin e tij të ri.

Po ashtu tani janë marrë masa të rrepta ndaj tij dhe nuk nxirret në park në momentet kur në të ka vizitorë por gjithmonë kur ata janë larguar.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco