Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Ky qen i zgjuar bën si i plagosur për të përfituar ushqim

VIDEO/ Ky qen i zgjuar bën si i plagosur për të përfituar ushqim

11:58, 28/08/2019
A+ Aa A-

Ky qen i zgjuar ka mësuar se si të shtiret sikur ka një dëmtim në njërën nga këmbët e pasme për të marrë vëmendjen dhe ushqimet e shijshme nga njerëzit që ecin përgjatë rrugës.

Qeni, me nofkën Gae nga vendasit, tërheq këmbën e tij të majtë përgjatë tokës, sikur të jetë thyer. 

Por, një herë kur disa njerëz vendosën ta ndihmojnë atë, ai u ngrit shpejt dhe u largua pa asnjë problem. 

Ai u filmua në Bangkok, Tajlandë. 

Në një moment gjatë videos, një burrë me motor ndalon të kontrollojë qenin nëse është në rregull pasi e ka parë duke u zvarritur por fillon të qeshë pasi shikon se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. 

Banori Thaëeeporn Chongplapolkul tha: 'Ky qen i vjetër ka jetuar në vendin tim të punës për disa vjet. Ai gjithmonë e bën këtë hile për të mashtruar njerëzit. 

'Unë e ushqej me oriz, por ai ende e ka këtë zakon. Ai është shumë i zgjuar. Unë mendoj se ai e bën këtë gjë për t'i detyruar njerëzit ta ushqejnë. 

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco