VIDEO/ Sekrete të vogla për të jetuar deri në 100 vjet

VIDEO/ Sekrete të vogla për të jetuar deri në 100 vjet

13:51, 21/08/2019
A+ Aa A-

Një kompani në Florida ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar njerëzit që të jetojnë më gjatë dhe përse të mos shkojnë deri në 100 vjet. Kjo kompani po bën të pamundurën për të rritur moshën mesatare të jetës së shoqërisë e cila duket se së fundmi ka pësuar rënie.

Më poshtë janë disa nga strategjitë e përdorura për tu ofruar njerëzve 100 vite jetë:

1 gotë verë çdo ditë

Në kohën e pushimit të ofrohet shpërblim për personat që merren me aktivitet fizik me aktivitete sportive

Të kenë të gjithë një synim në jetë dhe nëse nuk e kanë të ndihmohen për të gjetur një

Të luajnë së bashku në grup me letra apo të kryejnë të tjera aktivitete në grup

Besimi në zot apo në një fe është po ashtu një nga mënyrat për të zgjatur jetën e njerëzve

Këto metoda kanë rezultuar shumë efikase dhe më poshtë është krijuar edhe një listë lidhur me jetëgjatësinë në vende të ndryshme.

Në vend të parë qëndron Greqia

Në vend të dytë Italia

Në vend të tretë Japonia

Në vend të 4 Kosta Rika

Në vend të 5 SHBA

Një zgjidhje lidhur me këtë gjë ka gjetur edhe Dan Buettner i cili ka ndërmarrë një udhëtim në secilin prej vendeve ku njerëzit kanë jetëgjatësi më të lartë se të tjerët dhe ka përqafuar të gjitha sekretet duke i përhapur më pas ato në gjithë botën përmes leksioneve të hapura që mban vazhdimisht.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco