VIDEO/ Të dehurit i ngec koka në hekurat e qelisë së burgut

VIDEO/ Të dehurit i ngec koka në hekurat e qelisë së burgut

08:56, 21/08/2019
A+ Aa A-

Ky burrë i dehur pasi ka përfunduar në burg nuk është mjaftuar me kaq telashe por i ka ngelur koka në hekurat e qelisë. Ai është arrestuar pasi ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe u vendos në një qeli të posaçme ku do të qëndronte derisa t’i dilte pija.

Po kur oficerët u kthyen të kontrollonin në qeli e gjetën me kokën e ngecur në hekura dhe pavarësisht përpjekjeve ishte shumë e vështirë të nxirrnin kokën ndërsa vetë burri qan nga dhimbjet dhe duket se është në panik.

Po ashtu u drejtohet punonjësve të policisë dhe i pyet se përse janë duke e shtyrë aq fort. Punonjësit e policisë po përpiqeshin të hapnin hekurat për të larguar ata njëri nga tjetri në mënyrë që koka e tij të mund të largohej prej tyre.

Po ashtu ai është duke i thënë policisë se nuk ishte aspak i dehur dhe nuk e kishte thyer ligjin por thjesht e kishte zënë gjumi në makinë.

Më në fund policët arritën të zgjidhin situatën dhe e shpëtuan burrin i cili më pas u lirua edhe nga burgu. Po ashtu në video shfaqet edhe rasti i një fëmije të cilit i ka ngelur koka në një plastikë të bardhë dhe pas disa përpjekjesh prindërit kanë arritur të nxjerrin kokën e vogëlushit duke e lyer këtë plastikë edhe me sapun.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco