Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ishte pjesë e trajnimit, qentë ndjekin deri në fund një mjuzikëll

Ishte pjesë e trajnimit, qentë ndjekin deri në fund një mjuzikëll

08:26, 21/08/2019
A+ Aa A-

Kur kasti i një prodhimi kanadez të "Billy Elliot: The Musical" vendosi shfaqjen e fundit, publiku nuk bëri një tingull të vetëm madje as një thirrje.

Një turmë e sjellshme me rreth një duzinë qen shërbimesh morën pjesë në një shfaqje në gusht në Festivalin e Stratford-it të Ontario si pjesë e trajnimit të tyre. 

Të gjithë janë mahnitur nga qetësia e habitshme e këtyre qenve të cilët kanë qëndruar gjithë kohës në sallë në heshtje dhe në përqendrim të plotë ndaj saj.

Ngjarja ishte pjesë e një programi dy-vjeçar të trajnimit nga K-9 Country Inn Service Dogs Service, ku drejtuese dhe trajnuese e tyre ishte, Laura MacKenzie. 

Ann Swerdfager i Stratford Festival tha për CNN se shumë nga pronarët e teatrit i sjellin qenët e tyre të shërbimit në shfaqje, kështu që kompania u "emocionua" për të pritur qenët.

Pronarja e sallës u shpreh se do ishte shumë e lumtur nëse këta qen do të riktheheshin përsëri vitin e ardhshëm pasi kishin lënë mbresa shumë të mira tek të gjithë me sjelljen e tyre.ImageMarrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco