Foto pasaporte perfekt, çfarë fshihet pas tyre

Foto pasaporte perfekt, çfarë fshihet pas tyre

11:16, 20/08/2019
A+ Aa A-

Fotografitë e pasaportave janë aq tërheqëse sa është edhe një proces i vështirë bërja e një fotoje perfekt e sipas kritereve.

Por ndërsa nuk ka asgjë që mund të bëjmë në lidhje me të parën, ne me siguri mund të përmirësojmë këtë të fundit. 

Artisti, namibiano-gjerman, Max Siedentopf sapo ka publikuar një projekt që tërheq njerëzit të argëtohen me fotografinë tradicionale të pasaportave, duke u përpjekur të injektojë sa më shumë shprehshmëri në këtë proces ku kërkohet një ngrirje totale e trupit dhe madje edhe e fytyrës.

‘Kohët e fundit më është dashur të rinovoj pasaportën time dhe, natyrisht, gjithashtu më është dashur të marr një foto të re pasaporte’, tha Siedentopf për Bored Panda. 

‘Ndërsa isha ulur para kamerës dhe mbaja fytyrën drejt dhe tek objektivi, unë po pyesja veten se si mund të krijohej diçka e mrekullueshme dhe artistike gjatë këtij procesi’, tregon ai dhe duket se synimi që ai pati për realizimin e projektit u arrit me sukses.

    Marrë nga: boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco