FOTO/ Realizon në perfeksion personazhet e animuar

FOTO/ Realizon në perfeksion personazhet e animuar

10:32, 20/08/2019
A+ Aa A-

‘Cosplay’ është duke u bërë me të vërtetë formë e artit dhe me mijëra njerëz po investojnë kohë dhe para për të krijuar kostume të hollësishme të cilat ngjajnë në detaje me personazhe të kartonëve të animuar. 

Dhe realizimi i një imazhi të kompletuar dhe të detajuar nuk është aq e lehtë pasi mund të kërkojë një mori aftësish, që nga qepja artizanale, nga stilimi i flokëve e deri te pikturimi i trupit.

Por, siç tregojnë shumë llogari të mediave sociale numri i atyre që i kanë shfrytëzuar këto aftësi sa vjen dhe po rritet, dhe bota e kozmetikës sa vjen dhe po kapërcen kufijtë e suksesit.

Mbi të gjitha, shumë njerëz tani gjykojnë vlerën e një kostumi nga sa i saktë apo sa tërheqës është estetikisht. Epo, kjo vajzë në llogarinë e saj në Instagram jep një vështrim në një zhanër krejtësisht të ndryshëm të cosplay, ku personazhet e pazakonta janë sjellë në jetë.

Postimet e Mira Park janë padyshim tërheqëse. 

Dikush mund të shikojë galerinë e saj dhe të thotë që ato janë padyshim të papritura pasi idetë e saj janë origjinale dhe, më e mira nga të gjitha edhe me humor.

    Marrë nga: boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco