Ky luan deti nuk është thjesht miqësor, shikoni videon

Ky luan deti nuk është thjesht miqësor, shikoni videon

15:21, 19/08/2019
A+ Aa A-

Ashtu si njerëzit, luanët e detit si duket afrohen për interes. Një luan i madh deti i Amerikës së Jugut vuri re disa burra që punonin në një treg të peshkut në det të hapur dhe vendosi t'u bënte atyre një vizitë të vogël patjetër duke pretenduar të përfitonte ndonjë peshk prej tyre. 

Padyshim që ky luan deti as nuk e kishte imagjinuar se çfarë e priste në këtë vizitë që iu bëri peshkatarëve i tërhequr nga era e fortë e peshkut.

Duke parë të gjithë peshqit përpara tij, vizitori u emocionua me të vërtetë, por e mbajti veten dhe priti me durim, duke shpresuar se burrat që punonin me peshqit do ta kënaqnin me një prej tyre. 

Sapo njëri prej burrave i ofroi atij një meze të lehtë, luani i madh i detit filloi të tundej me ngazëllim, duke shpresuar se do të kishte edhe më shumë.

Siç shihet në video, ai nuk u zhgënjye. Duke shpresuar se zemërgjerësia do të vazhdonte, ai mbeti në vend duke pritur ende disa peshq më shumë ndërsa burrat që punonin në treg u përpoqën të mos shqetësoheshin nga vizitori i papritur dhe të vazhdonin me veprimet e tyre të gjitha, ndërsa ndiqeshin nga krijesa gjigante. 

Sigurisht, kishte nga ata që thjesht nuk mund të rezistonin duke u argëtuar me këtë pamje të mrekullueshme.

    Marrë nga: boredpanda.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco