Një kometë gjigante do të fluturojë pranë Tokës të enjten, ka shans ta shikojmë

Një kometë gjigante do të fluturojë pranë Tokës të enjten, ka shans ta shikojmë

14:30, 19/08/2019
A+ Aa A-

Të enjten në mbrëmje, një kometë e madhe e quajtur Comet 168P / Hergenrother është menduar të arrijë pikën e saj më të ndritshme, që do të thotë se mund të jetë e dukshme në qiellin e natës. Nëse jeni një fans i tyre, sigurohuni që të shënoni mbrëmjen e së enjtes në ditarin tuaj.

Këtë mbrëmje, një kometë e madhe e quajtur Comet 168P / Hergenrother parashikohet të arrijë pikën e saj më të ndritshme ndërsa fluturon pranë planetit tonë.

Mbetet e paqartë nëse do të jetë e dukshme apo jo në qiellin e natës. Sidoqoftë, parashikimet tregojnë se ekziston një shans i vogël që mund ta shihni.

Çfarë është kometa 168P / Hergenrother?

Kometa 168P / Hergenrother u zbulua për herë të parë në 1998. NASA shpjegoi: “Kometat janë topa kozmike të gazta të ngrirë, shkëmbinj dhe pluhur që rrotullojnë Diellin.

“Kur janë të ngrira, ato janë sa madhësia e një qyteti të vogël. Kur orbita e një komete afron Diellin, nxehet dhe shpërndan pluhur dhe gazra në një bisht gjigant nga pas.

"Pluhuri dhe gazrat formojnë një bisht që shtrihet larg Diellit për miliona km".ImageMarrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco