Të gjithë zhytur në domate në festivalin e përvitshëm me traditë spanjolle

Të gjithë zhytur në domate në festivalin e përvitshëm me traditë spanjolle

13:49, 19/08/2019
A+ Aa A-

Dhjetëra rusë e kanë kaluar këtë ditë që dukej si më se e zakonshme në Shën Petersburg duke marrë pjesë në festivalin e domates ku turma të tëra janë mbledhur së bashku dhe kanë filluar të zhgërryhen dhe të gjuajnë me domate drejt njëri-tjetrit.

Entuziastët e frutit të kuq i morën mirë masat duke veshur rroba të zakonshme dhe që nuk do t’i përdornin më pak momente para se të nxirreshin 20 tonë domate dhe me to të mbuloheshin të gjithë njëherësh duke u shndërruar të gjithë në ngjyrë të kuqe. 

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë festival janë turma të tëra njerëzish të cilët edhe pse janë duke u kallaisur me domate dhe duke harxhuar vazhdimisht këtë frut përsëri shfaqen të qeshur në fotografi dhe madje duken të lumtur.

Përdorimi i çuditshëm i domateve u frymëzua nga tradita spanjolle kur në vitin 1945 njerëzit filluan të gjuajnë njëri-tjetrin me domate në një sherr momental i cili më pas u kthye në një festë të vërtetë të përvitshme.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco