VIDEO/ Bastoy është burgu më luksoz në botë

VIDEO/ Bastoy është burgu më luksoz në botë

12:56, 19/08/2019
A+ Aa A-

Është e vërtetë: nganjëherë, për disa krime shumë të rënda, duket se nuk ka dënim adekuat për personin përgjegjës. 

Është pikërisht dëshira për të përmirësuar të burgosurin edhe në nivel moral ai që e dallon burgun Bastoy nga të tjerët dhe që e bën atë të jetë edhe një ndër burgjet më të lumtur në botë.

Bastoy është një ishull që i përket komunës së Horten-it, në Norvegjinë jugore, në bregun perëndimor të fjordit në Oslo. Në ishullin shumë të vizituar nga turistët në muajt e verës, u ndërtua edhe burgu më i pabesueshëm në botë. 

Struktura i ngjan një fshati të vërtetë. Ku çdo banor i burgut zotëron një shtëpi. Vetëm kuzhina dhe mensa janë të përbashkëta. Dhoma e gjumit dhe banjoja janë sidoqoftë personale. 

Një vakt sigurohet në burg çdo ditë ndërsa pjesa tjetër e menusë ditore blihet nga vetë të burgosurit me 80 € të vëna në dispozicion të tyre çdo muaj nga vetë shteti.

Në supermarkete, si në çdo institucion tjetër burgu, të njëjtët të burgosur edhe punojnë. Për çdo punë të bërë për strukturën, pastrimin, restaurimin, shërbimet e gatimit, kopshtarinë, të burgosurit fitojnë 7 € në ditë. 

Burgu është i pajisur edhe me një bibliotekë të plotësuar mirë me libra, në të cilën të gjithë mund të qasen dhe mund të lexojnë. 

Një nga objektivat e përcaktuara nga struktura, në të vërtetë, është rehabilitimi i të burgosurve dhe lejimi i tyre që të përmirësojnë arsimimin e tyre i cili edhe mund të ketë munguar.

Në këtë drejtim, komuna e Hortenit ka vendosur të financojë një shkollë të vendosur brenda së njëjtës strukturë.

Për të përfunduar planin e burgut i cili ka një kishë dhe një zonë për vizita.

    Marrë nga: curioctopus.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco