VIDEO/ Gjeti dhe ktheu unazën e humbur për 12 vjet

VIDEO/ Gjeti dhe ktheu unazën e humbur për 12 vjet

11:47, 19/08/2019
A+ Aa A-

Ky çift të moshuarish nuk e priste aspak një gjest të tillë. Richard i cili po ashtu u bë protagonist i kësaj ngjarje ishte duke kërkuar metale me një mjet të posaçëm kur hasi në një tingull të çuditshëm metali dhe bëri një zbulim vërtet të veçantë.

Ai tregon se gjatë përvojës së tij të kërkimit nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka gjetur një numër të madh monedhash dhe madje edhe në këtë rast ishte duke shpresuar të gjente një të tillë.

Nuk ishte një monedhë por ama ai kurrë s’mund ta kishte imagjinuar se një objekt çfarëdo për të kishte një rëndësi shumë të lartë për jetën e dikujt tjetër.

Ai gjen një unazë e cila është e gjitha prej floriri dhe që i ka munguar dikujt për më tepër se 12 vite.

Duke qenë se ai ishte duke kërkuar fiks në lagje e mendoi menjëherë se kujt mund t’i takonte kjo unazë dhe u drejtua menjëherë në shtëpinë e personave që e kishin atë.

Unaza ishte edhe me simbole të caktuara pasi vetë vëllai i pronares së unazës ishte një person që merret me prodhimin e tyre ndaj edhe ndodheshin inicialet e tij në të.

Gruaja e cila zotëronte këtë unazë ka treguar se guri i saj është pjesërisht i çmuar dhe quhet topaz ngjyrë blu. Dhe ky është momenti kur kjo grua ka rimarrë unazën e saj përsëri pas 12 vitesh.

Ajo e ka falënderuar personin që i ka sjellë unazën dhe ka deklaruar se është dhurata e parë që ka marrë nga burri i saj në momentin kur janë njohur.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco