Këto janë fotot më befasuese nga bota e shkencës këtë vit

Këto janë fotot më befasuese nga bota e shkencës këtë vit

09:40, 19/08/2019

Keni menduar ndonjëherë se si duket një brumbull i lagur nga uji nën një lente zmadhuese shumë të fuqishme? Apo sesi formulohen dhe strukturohen flluskat? Po nëse shikoni me detaje dhe me ngadalë mënyrën se si lëviz një kandil deti?

Shoqëria Mbretërore fotografike (RPS) ka lëshuar një listë të shkurtër të imazheve magjepsëse. Të gjitha këto janë të sigurta se do ta bëjnë mendjen tuaj të endet në mendime dhe fantazi.

Në përpjekje për të shfaqur fotografitë më të mira në të gjithë shkencën, RPS filloi konkursin Science Photographer of the Year (Fotografi Shkencor i Vitit), me shënimet në listën e shkurtër që do të ekspozohen në Londër nga 7 tetori deri më 5 janar të vitit të ardhshëm.

Shtatëdhjetë imazhe do të shfaqen në Muzeun e Shkencave në një hapësirë të krijuar posaçërisht, me qëllim që t'u lejojnë vizitorëve kohë t'i thithin ato dhe të zbulojnë më shumë rreth historive të tyre.

Imazhet u krijuan përmes formave të ndryshme të teknologjisë moderne nga teleskopët digjitalë dhe pajisjet më të fundit të imazhit mjekësor deri tek ato që janë shkrepur nga celularët.

Gary Evans, koordinatori i ekspozitës, tha në një deklaratë: "Shkenca ka qenë gjithmonë integrale në fotografi dhe fotografia mbetet thelbësore për shkencën si një mjet për kërkime dhe për komunikimin e saj me publikun. RPS është e kënaqur që po ekspozon në Muzeun e Shkencave , ku jemi të sigurt se imazhet do të angazhohen, argëtojnë dhe edukojnë në masë të barabartë."

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco