FOTO/ Gjendet në Alaska mesazhi në shishe i vitit 1969

FOTO/ Gjendet në Alaska mesazhi në shishe i vitit 1969

08:25, 19/08/2019
A+ Aa A-

Një burrë në Alaska ishte duke kërkuar për dru zjarri kur përfundoi në zbulimin e një objekti të veçantë. Ai hasi në një mesazh 50-vjeçar në një shishe.

Tyler Ivanoff gjeti një letër të shkruar në rusisht, dhe postoi një apel për përkthim në faqen e tij në Facebook.

Mësohet se letra ishte shkruar nga një marinar në bordin e anijes ruse Sulak më 20 qershor 1969.

Historia u kap nga media ruse, e cila gjurmoi shkrimtarin dhe doli se ishte Kapiten Anatoly Botsanenko.

Z. Ivanoff tha që ai ishte në kërkim të druve të zjarrit rreth 32 km në perëndim të fshatit të tij Shishmaref kur hasi në shishen me tapë plastike.

"Shishja ishte ende e thatë nga brenda dhe ende vinte erë si verë ose çfarëdo, alkooli të vjetër. Shënimi ishte i thatë".

Apeli i tij në Facebook nxiti një përkthim të pusullës ende të lexueshme:

"Përshëndetje të sinqerta! Nga anija e nënës së Flotës Ruse të Lindjes së Largët VRXF Sulak. Ju përshëndes ju që gjeni shishen dhe kërkoj që t'i përgjigjeni adresës Vladivostok -43 BRXF Sulak për gjithë ekuipazhin. Ju urojmë shëndet të mirë dhe vite të gjata të jetës dhe lundrim i lumtur. 20 qershor 1969."

Kur Kapiten Botsanenko, tani 86 vjeç, mësoi për shënimin që ai raportohet se shpërtheu në lot gëzimi.

Kapiten Botsanenko u raportua të ketë mbikëqyrur ndërtimin e Sulak në vitin 1966 dhe lundroi në të deri në 1970.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco