Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Dhitë fotografohen duke kërcyer nëpër shkëmbinj

Dhitë fotografohen duke kërcyer nëpër shkëmbinj

15:33, 18/08/2019
A+ Aa A-

Fotografi 69 vjeçar, Nachun Weiss, nga Tel Avivi, Izrael, ka shfaqur koleksionin e tij të mrekullueshëm të imazheve, i cili tregon dhitë e guximshme duke kërcyer nga shkëmbi në shkëmb, ndërsa dielli ndriçon poshtë tyre në shkretëtirën Negev, Mitzpe Ramon.

Fotografitë tregojnë një dhi e cila është duke u hedhur nga një shkëmb në tjetrin, ndërsa janë kapur edhe foto të tjera po atë ditë të këtyre kafshëve.

Nachum tha: ‘Unë me të vërtetë u kënaqa me këto fotografi; Nuk mendoj se jam në gjendje të zgjedh një të preferuar’.

Pensionisti harxhon shumë kohë duke fotografuar natyrën dhe botën përreth tij, duke vizituar shpesh vende për të parë se çfarë mund të gjejë.

Nachum shtoi: "Unë jam një fotograf i lirë dhe bëj fotografi në të gjithë botën, por kryesisht përqendrohem te natyra."

    Marrë nga: caternews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco