VIDEO/ Në shitje super-jahti që ngjan si anije aliene

VIDEO/ Në shitje super-jahti që ngjan si anije aliene

13:45, 18/08/2019
A+ Aa A-

Anthony Marden me bazë në Hong Kong është duke shitur Adastra, një jaht futuristik prej 140 metrash që duket si një avion luftarak i “Star Wars”.

Manjati i anijeve me qendër në Hong Kong, Anthony Marden po shet jahtin e tij të bërë me porosi “Adastra”, të cilin ai e shëtiti në të gjithë botën nga Ibiza, Spanjë, deri në Bali, Indonezi, për shtatë vitet e fundit, sipas një faqe uebi që ai ka filluar për tregtimin e super jahteve. 

Raportohet se biznesmeni miliarder  kërkon 12 milionë dollarë për të.

Adastra ka vend për nëntë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ajo është projektuar nga John Shuttleworth, i cili u bashkua me dëshirën e Z. Marden për një jaht udhëtimi të shpejtë, në interesin e gruas së tij Elaine për të pasur komoditetin e jahteve luksoze.

    Marrë nga: mansionglobal.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco