FOTO/ Nëna që mendoi se lindi një alien, ja çfarë ndodhi...

FOTO/ Nëna që mendoi se lindi një alien, ja çfarë ndodhi...

14:49, 16/08/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një djalë ka lindur ende brenda plaçentës së tij amniotike duke e lënë nënën e tij të tronditur e cila sapo e ka parë ka menduar se ka sjellë në jetë një jashtëtokësor.

Membrana mbrojtëse që rrethonte vogëlushin, Finley Grig në mitër duhej të dilte gjatë operacionit njohur zakonisht edhe si thyerja e ujërave.

Por u mbajt së bashku me të ndërsa mjekët kryen një seksion çezarian mahnitës për të gjithë të pranishmit përfshirë edhe mamanë e foshnjës, Zoe Robinson.

Ajo i tha The Sun: ‘Pasi kirurgët më çanë barkun, njëri prej tyre tha: Oh Zoti im, dhe kjo gjë më vuri menjëherë në panik. Ai më tha që foshnja ishte akoma në plaçentën e saj. Dhe ishte pak tronditëse të jem e sinqertë. Unë ngrita sytë dhe e shikova teksa mjekët po e nxirrnin prej barkut dhe ishte si një fëmijë alien pasi ishte edhe jo pak i shëndëtshëm. Kam shpërthyer në lot pasi kuptova si ishte puna”.

    Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco