A është i pafund Universi?

A është i pafund Universi?

14:30, 16/08/2019

Shumë teori ekzistojnë për atë çfarë mund të gjendet përtej Universit dhe nëse ai e ka një kufi apo jo.

Kozmologu Andreë Pontzen, nga Universiteti i Londrës, eksploron disa mundësi dhe shikon nëse ka ndonjë mënyrë që përtej Universit të ketë një kufi... Shumë njerëz bien dakord se po, ka një kufi dhe shumë të tjerë janë kundër duke pohuar njëzëri se Universi është i pafund.

Mbase përtej tij ka një hapësirë ku ligjet e fizikës funksionojnë në mënyrë tjetër si është për shembull edhe teoria e vargut e famshmja ‘String Theory’.

Imagjinoni sikur keni një anije kozmike përmes së cilës arrini të shkoni përtej Universit atje ku mbërrini në një tjetër dimension dhe ku ligjet e fizikës funksionojnë plotësisht ndryshe nga sa keni mësuar deri më sot në studimet e një pas njëshme dhe në botimet e bëra.

Nëse e gjeni këtë anije dhe nëse arrini të përshtateni me ligjet e reja krejt të panjohura të fizikës mbase do të mësoni nëse ka një kufi përtej Universit tonë, nëse aty ndodhet diçka apo ai thjesht është i pafund.

ImageMarrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco