VIDEO/ Tradita spanjolle e ‘varrosjes për së gjalli’ Pamje nga festivali

VIDEO/ Tradita spanjolle e ‘varrosjes për së gjalli’

11:39, 16/08/2019
A+ Aa A-

Festivali i ‘Santa Marta de Ribarteme’ është një mundësi për ata që kanë mbijetuar nga përvojat shumë afër vdekjes dhe organizohet në mënyrë falënderimi për të gjithë të mbijetuarit që i drejtohen krijuesit me një falënderim për jetën e rifituar.

Festivali mbahet në rajonin veriperëndimor të Galicisë në Spanjë. Megjithëse shumica e këtyre arkivoleve mbajnë një trup, ‘kufomat’ janë të gjalla. "Është simbolikë e fitores së jetës mbi vdekjen," tha Alfonso Besada Paraje, prifti vendas. 

Festivali i ‘Santa Marta de Ribarteme’, që mbahet çdo korrik në fshatin e vockël, është një mundësi për ata që kanë mbijetuar në përvojat e vdekjes së afërt për të falënderuar për mbijetesën. 

    Disa besojnë se festivali daton qindra vjet më parë, por origjina e tij mbetet misterioze. Sipas vendasve kjo metodë u praktikua fillimisht nga paganët, por nga Shekulli 12, me Kishën Katolike të etur për të eleminuar besimet pagane, ajo u përfshi me forcë dhe u bë pjesë e praktikave fetare të Krishtera.

    Që nga ajo kohë, ajo që ishte tradicionalisht një çështje provinciale është përhapur në një festival të njohur ndërkombëtarisht, me mijëra spektatorë që mbushin rrugët e vogla të Santa Marta de Ribarteme çdo vit. 

    "Njerëzit vijnë nga e gjithë bota për të qenë dëshmitarë të këtij evenimenti", tha Besada Paraje. 

    Disa orë para se të shfaqen arkivolët, njerëzit mblidhen në kishën e Santa Martës. Brenda kishës, përfaqësimi i Santa Marta, i cili do të udhëheqë procesionin, qëndron pranë altarit, duke u marrë vazhdimisht me vizitorët që dëshirojnë të bëjnë respektin e tyre dhe që duan të jenë pjesë e këtij eventi.

    Image

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco