Ky është romani i parë në botë shkruar para 1000 vitesh

Ky është romani i parë në botë shkruar para 1000 vitesh

09:22, 15/08/2019
A+ Aa A-

Shkruar 1000 vjet më parë, eposi japonez 'Përralla e Genjit' shpesh njihet edhe si romani i parë në botë. 

Romani u shkrua nga një grua, Murasaki Shikibu dhe kishte një ndikim të paparë global; në 1925 një përkthim në anglisht nga Arthur Waley u rishikua nga Virginia Woolf në British Vogue.

Përkthimi më i fundit në anglisht është 1.300 faqe dhe është një "vepër monumentale e letërsisë", thotë Melissa McCormick, një profesoreshë e artit dhe kulturës japoneze në Universitetin e Harvardit.

“Murasaki Shikibu po shkruante në një mënyrë që, në kohën e saj, ishte denigruar me të drejtë. Trillimi ishte në pjesën më të ulët të peshores së hierarkive të zhanreve,”shpjegon McCormick. 

Por, pavarësisht se ishte trillim dhe u shkrua nga një grua, Përrallat e Genjit kishte një përmbajtje aq interesante sa me çdo kusht duhej të merrej seriozisht.

Përmbledhje:

Përralla e Genjit përqendrohet në jetën dhe dashurinë e një djali të pashëm, Hikaru Genji, i lindur nga një Perandor gjatë periudhës Heian. 
Në histori, konkubina e dashur e Perandorit lind Genjin dhe vdes shpejt pas kësaj. I rritur brenda Familjes Mbretërore, Genji ka lidhjen e parë të paligjshme me Fujitsubo, gruan e re të Perandorit. Ajo lind një djalë që u rrit nga Perandori i cili nuk e mësoi se nuk ishte djali i tij por nipi. 

Megjithë ndjenjën e fajit për shkak të kësaj afere, Genji vazhdon të ketë afera të tjera me zonjat e tjera përfshirë Utsusemi, Yugao, Murasaki-no-ue, dhe Hanachirusato. 

Në një moment, tradhëtia bashkëshortore e Genjit me një zonjë të fraksionit të kundërt rezulton në mërgimin e tij për një periudhë në Suma pas një kohe të shkurtër, ai kthehet në kryeqytet, ku ngrihet më tej në status dhe pozitë duke u caktuar në rang zyrtar të lartë duke arritur në kulm të karrierës së tij. 

Sidoqoftë, nusja e tij e re, Onna-Sannomiya, ka një lidhje të paligjshme në të cilën lind një fëmijë, Kaoru.

Atëherë Murasaki-no-ue, dashuria dhe gruaja e vërtetë e Genji edhe pse jo me letra, më shumë se njëzet vjeç, ndërron jetë. 

I lënë në dëshpërim të thellë Genji vendos të lërë kryeqytetin për të hyrë në një tempull të vogël malor. 
Përralla e Genjit vazhdon, edhe pse pa heroin Genji. Në vend të tij janë Kaoru, nipi i tij dhe Niou-no-miya, miku i Kaoru. 

Këta dy të rinj mbajnë traditën e Genjit me princeshat në pallatin tek Uji. Historia përqendrohet në zonjën e re, Ukibune, zemra dhe mendja e së cilës është çoroditur nga miqësia e këtyre dy të rinjve.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco