VIDEO/ UFO?! Një objekt i zjarrtë shfaqet mbi piramidën e Gizës

VIDEO/ UFO?! Një objekt i zjarrtë shfaqet mbi piramidën e Gizës

08:31, 15/08/2019
A+ Aa A-

Videoja interesante mbi Kajro ka mahnitur shikuesit, por një teoricien i konspiracionit është i bindur se është një UFO. Një objekt i panjohur që u pa duke u ngjitur mbi Piramidën e Madhe të Gizës e ka futur botën komplet në diskutime.

Pamjet e çuditshme fillojnë me një top të zjarrtë nëpër qiellin e muzgut mbi strukturën ikonike në Kajro, Egjipt.

Ndërsa fillon të lëvizë jashtë kamerës, një tjetër rruzull i vogël duket se shtrihet larg saj.

Forma misterioze pastaj udhëton jashtë në drejtim të kundërt me meteorin. Video-ja e pamjes u ngarkua në YouTube përsëri në qershor nga kanali kinez ‘Bizarre World’.

Një shikues i habitur shkroi: "Një UFO e vërtetë mbi një piramidë të bukur."

Një tjetër shtoi: "I mrekullueshëm dhe misterioz".

Të tjerë ishin më skeptik, megjithëkëtë, duke pretenduar se objekti "më shumë kujton një meteorit".

Kohët e fundit, ekspertët duke analizuar një video të ngjashme të një zjarri zbuluan se dritat që po dilnin nga ajo ishin në të vërtetë fragmente meteorësh që u rrëzuan në tokë.

Marrë nga: dailystar.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco