Aventurieri britanik bëhet i pari që përshkon 6,000 km rrugë në temperatura -20°C deri 45°C

Aventurieri britanik bëhet i pari që përshkon 6,000 km rrugë në temperatura -20°C deri 45°C

12:57, 13/08/2019

Ash Dykes, 28 vjeç, mblodhi një numër të madh ndjekësish në internet pasi miliona vëzhguan përparimin e tij në udhëtimin e rrezikshëm që ndërmori në një lartësi të madhe nga niveli i detit. Një aventurier britanik është bërë personi i parë që ecën në gjatësinë 6,000 km të lumit Yangtze në Kinë.

Pas dy vjetësh planifikimi, Ash Dykes, 28 vjeç, mbaroi dje ekspeditën e tij.

Ai u bë viral në të gjithë Kinën pasi miliona ndoqën rrugëtimin e tij në internet dhe në TV.

Në fazat e hershme, ai u ndoq për dy ditë nga një tufë ujqish të uritur, që sapo kishin vrarë një grua vendase.

Itinerari e çoi atë në 17.060 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe ai duroi ekstremitete me temperatura të ultëa si -20C dhe mbi 45 gradë Celsius.

Ash, nga Old Colwyn në Uellsin e Veriut, tha: "Është një ndjenjë joreale të kalosh vijën e finishit. Do të duhet një kohë që të mësohem. Por është një moment i veçantë, është bërë historia."

Katër nga ekipi i tij u larguan ditën e parë pasi morën sëmundje në lartësi ekstreme dhe refuzuan të shkojnë përpara nga frika e sulmeve të ujqërve dhe ariut.

Ash bëri përpara i vetëm dhe arriti të shmangë çfarëdolloj rreziku.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco