VIDEO/ Personazhi i dashur për fëmijë bëhet monedhë dhe del në shitje

VIDEO/ Personazhi i dashur për fëmijë bëhet monedhë dhe del në shitje

11:59, 13/08/2019

Dy monedha të reja që përshkruajnë karakterin shumë të dashur të fëmijëve në Britani, ‘Paddington Bear’ janë hedhur sot në shitje nga ‘Royal Mint’ dhe kushtojnë nga 12 $ në 1000 $ ato prej ari.

Monedhat tregojnë ariun ikonik në ‘Kullën e Londrës’ dhe 'Katedralen e Shën Palit’ në një vazhdim të ‘shëtitjeve’ të tij nëpër Londër prej vitit të kaluar.

Sot, grupi i parë i monedhave "Paddington at the Tower" (Paddington në Urë) do të hyjë në shitje në Royal Mint Experience në Llantrisant, Uellsi i Jugut. 

'Do të pasohet nga qindra të tjera në javët e ardhshme', tha Royal Mint. Modelet e reja vijojnë nga lëshimi i monedhave në 2018 për të shënuar 60 vjetorin e Paddington Bear, i cili u krijua për herë të parë në 1958 nga Michael Bond.

Modelet e mëparshme përshkruanin Paddington duke vizituar monumentet e tjera në Londër, stacionin e trenit dhe rojet jashtë Pallatit Buckingham.

 

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco