FOTO/ Përdor kafkat antike për të rikrijuar ‘fytyra nga e kaluara’

FOTO/ Përdor kafkat antike për të rikrijuar ‘fytyra nga e kaluara’

15:38, 12/08/2019

Fytyrat e njerëzve që vdiqën mijëra vjet më parë janë krijuar përsëri nga e para dhe janë paraqitur në fotografi mahnitëse, pasi ato u rindërtuan me profesionalizëm nga një skulptor suedez. 

Oscar Nilsson, nga Stokholmi, harxhon rreth 200 orë me secilën fytyrë që rikrijon, duke përdorur kafka të gjetura në gërmimet arkeologjike si bazë.

Ai krijon skanime dixhitale të këtyre kafkave për t'i hedhur ato në detaje të përsosura dhe përdor një printer 3D për t'i rindërtuar ato, duke formuar një bazë që ai të punojë më tej duke u përpjekur të risjellë përsëri imazhin se si personi që ka këtë kafkë ka qenë dikur.

Ai më pas përdor njohuritë e tij mbi anatominë për të mbivendosur muskujt dhe drejtohet nga gjetjet shkencore duke përfshirë analizën e ADN-së që rrethon vendin e gjetjes specifike për të shtuar detaje si lëkura, flokët dhe ngjyra e syve dhe veshmbathja. 

Deri tani ai ka rikrijuar një mori fytyrash nga e kaluara dhe imazhet janë vërtet mbresëlënëse.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco