FOTO/ Si kanë qenë konkurset e bukurisë për meshkujt?

FOTO/ Si kanë qenë konkurset e bukurisë për meshkujt?

15:29, 12/08/2019

Një koleksion mahnitës i fotove retro tregohet një paraqitje e shkurtër e konkursit mister Universe organizuar në vitin 1953.

Imazhet e mrekullueshme bardh e zi tregojnë se garuesit rreshtoheshin para gjyqtarëve të veshur me mbathje të bardha ku edhe mbanin numrin e tyre traditë qw sot vazhdon me miset.

Konkursi u mbajt në ‘Hotel Royal, Wolburn Place’, Londër , më 7 korrik të atij viti.

Foto të tjera interesante tregojnë edhe numrin 38 i cili është ushtari i marinës amerikane, Bill Pearl i cili fitoi klasën amatore.

Fituesi i konkursit ishte Bill Pearl i cili ka garuar për plot 5 herë derisa ka fituar edhe çmimin e parë në këtë konkurs bukurie për meshkujt dhe u emërua ‘Burri më i formuar i shekullit’ sa i takon linjave të tij trupore.

Fituesit e këtyre konkurseve të bukurisë për meshkuj përfshijnë bodybuilder, aktorë si dhe ish guvernatorin e Kalifornisë Arnold Schwarzenegger apo aktorin, Steve Reeves. 

Fillimisht u promovua si konkursi i mister Universe, dhe më pas ky konkurs u zgjerua duke përfshirë edhe gratë në vitin  1968.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco