FOTO/ Njeriu modern ‘i shpellave’ na kthen në epokën e Neandertalit

FOTO/ Njeriu modern ‘i shpellave’ na kthen në epokën e Neandertalit

14:11, 12/08/2019

Një 'njeri shpelle' modern ofron kurset e mbijetesës së epokës së 'Neanderthal-it' në Itali.

Guido Camia thotë se ai mund t'ju tregojë se si të ndizni zjarret duke përdorur vetëm një gur, të mbijetoni në një dietë insektesh dhe të ndërtoni një strehë pyjore.

37-vjeçari, i cili fillimisht ishte trajnuar për të qenë një kuzhinier pastiçerie, tani bën një jetesë duke ofruar kurset e mbijetesës së epokës së gurit në Alpet Italiane.

Në njërën nga udhëtimet e tij të fundjavës, mund ta shikoni duke ngjitur shkëmbinj dhe duke u ushqyer me peshk nga përrenjtë veshur me lëkurë kafshësh, duke mbajtur një shtizë dhe duket si një personazh filmash antikë.

Por kurset e mbijetesës në natyrë të Camia gjithashtu vijnë me një pullë zyrtare të miratimit, veprimtaria e tij është plotësisht legale dhe kjo që ai bën është e lejueshme me ligj.

"Për pesë vitet e fundit, kurset e mia janë mbikëqyrur nga Federata Ndërkombëtare e Mbijetimit të Italisë (FISSS)," tha ai.

Camia thotë se ai gjithashtu jep kurse në veshje epoka paksa më tradicionale dhe më të zakonshme jo kaq të hershme, por 'pasioni i tij për paleolitin' i dha atij idenë e një ngjitjeje neandertale dhe sapo ai e mendoi këtë gjë vendosi ta realizojë.

Për një çmim fillestar prej 80-100 € për person për një natë, kursi bazë përfshin akomodimin në një strehë.

Camia thotë se ai gjithashtu u ofron seanca dy ose tre orë familjeve dhe grupeve shkollore.

'Unë u tregoj atyre si jetuan Neandertalët, çfarë hëngrën, si ndezën zjarret, si përdornin një shtizë. Unë u tregoj atyre se si të përdorin pajisjet themelore për të gatuar '.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco