VIDEO/ Mbledhësit e mbeturinave befasojnë të moshuarën për ditëlindje

VIDEO/ Mbledhësit e mbeturinave befasojnë të moshuarën për ditëlindje

13:46, 12/08/2019

Një grua që arriti mrekullisht në të 100-tat e saj u surprizua në një mënyrë të mrekullueshme me rastin e ditëlindjes së saj dhe posaçërisht nga personat që merreshin me mbledhjen e plehrave në lagjen ku ajo jetonte.

Grupi i burrave në një qytet të panjohur në Mbretërinë e Bashkuar, filmuan veten duke kënduar gëzuar ditëlindjen për klienten e tyre të preferuar ndërsa trokisnin në derë e madje mbanin në duar edhe një tortë të cilën e kishin zbukuruar me qirinj dhe që ishte 2 ngjyrëshe rozë dhe e bardhë.

Pensionistja nuk mundi të përballonte emocionin e surprizës dhe nuk mundi të mbajë lotët në momentin kur hapi derën dhe pa djemtë që e uronin.

Ata i kërkuan asaj që të frynte qirinjtë dhe madje edhe të shprehte një dëshirë dhe duke qeshur madje thanë që ajo të bëhej pse jo ‘105 vjeçe’.

Ata i ranë ziles së shtëpisë së të moshuarës dhe njëkohësisht filluan t’i këndojnë këngën duke pritur që ajo të hapte derën.

Momenti i mrekullueshëm është ndarë në mediat sociale dhe gjesti ka tërhequr jo pak vëmendjen e njerëzve.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco