Ky është qyteti që aprovon frekuentimin topless të pishinave

Ky është qyteti që aprovon frekuentimin topless të pishinave

08:38, 12/08/2019

Është në rregull për gratë që të lahen topless në Barcelona dhe kjo është pranuar jo vetëm nga drejtuesit e këtyre ambienteve po edhe nga vetë autoritetet.

Në një raport të lëshuar në fund të qershorit, disa pishina komunale u zbuluan se kishin rregulla që kufizonin të drejtat e grave në zona të caktuara.

Si rezultat, zyra e këshillit kundër diskriminimit dërgoi një raport në çdo grup bashkie duke i kujtuar ata të garantojnë barazi dhe të mos i pengojnë gratë të shkojnë në topless në këto ambiente.

Një zëdhënëse e këshillit të Barcelonës i tha CNN se nuk ka asnjë rregull me shkrim që përcakton atë që njerëzit mund të veshin në pishinat komunale, por diskriminimi në bazë të gjinisë është i ndaluar ndaj edhe gratë kanë po aq të drejtë të qëndrojnë lirshëm si edhe meshkujt.

Zëdhënësi theksoi se larja topless nuk është asgjë e re në qytetin e dytë më të madh në Spanjë.

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco