Modelja e pazakontë ndër më të paguarat në botë, është një avatar

Modelja e pazakontë ndër më të paguarat në botë, është një avatar

10:25, 11/08/2019

Me lëkurën e saj të përsosur dhe flokët e stiluar në mënyrë të përsosur, nuk është çudi që Miquela Sousa ëndërron të bëhet një yll popi. Stili i saj i rrugës ka fituar 1.6 milionë ndjekës në Instagram dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë stilistëve të modës.

Ajo ka bërë fushata reklamimi të produkteve të kompanive më të mira si Prada dhe Balenciaga, është intervistuar nga Vogue, dhe është emëruar një nga 25 personat më me ndikim në internet nga revista Time.

Në maj, kaliforniania 19-vjeçare super e suksesshme u filmua duke u puthur me supermodelen Bella Hadid për fushatën e fundit të Calvin Klein, dhe nesër ajo do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar për të modeluar me aktoren më të re angleze të momentit - Millie Bobby Broën, yll i Netflix.

Për Miquela nuk është asgjë tjetër veçse pixel. Dhe nuk është një person real. Ajo është një avatar, një imazh i krijuar në kompjuter, një karikaturë 3D shumë e sofistikuar - por një që ka një vlerë prej më tepër se 100 milionë dollarë. 

Miquela është krejtësisht false. E megjithatë ajo mund të shesë pothuajse gjithçka përmes fotove të ndërtuara me zgjuarsi në Instagram. 

Rrobat që ajo vesh, telefonat që mban dhe madje edhe produktet e flokëve që ajo 'përdor' për të mbajtur fillesat e saj të buta janë të gjitha të vërteta - dhe ato janë të gjitha për shitje.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco