FOTO/ 'Si tek 50 hijet', burgu i fshehtë anglez ku gjithçka lejohet

FOTO/ 'Si tek 50 hijet', burgu i fshehtë anglez ku gjithçka lejohet

13:47, 04/08/2019
A+ Aa A-

Burgu i Fshehtë, në rrugën High Wycombe, Bucks në Angli është i pajisur me lodra dhe vegla të çuditshme të njohura si F. Machine, St Andrews Cross, Gyno Chamber etj.

Ky është burgu i çuditshëm i seksit "ideal për çdo të pasionuar pas Christian Grey-t" që lulëzon në një lagje të përgjumur të Londrës.

Burgu i fshehtë, në High Wycombe, Bucks e përshkruan veten si një "hapësirë për lojëra”.

Vendi tronditës, është vetëm 25 minuta me tren nga Stacioni Marylebone i Londrës dhe në të mund të shkojnë të gjithë të pasionuarit pas seksit të shthurur.

Për 267 $ në natë, shtëpia ideale për 'të nënshturarit' është "plotësisht e pajisur, me ajër të kondicionuar, e ndriçuar dhe është një birucë autentike”.

Pasi të jenë regjistruar, vizitorët do të kenë një qasje të plotë në një gamë të madhe lodrash dhe veglash. Banorët e çuditshëm mund të përdorin mjete dhe pajisje shtesë të tilla si F. Machine, St Andrews Cross, Gyno Chamber, Sin Bin, ngritës elektrik, Bench Scorpion etj.

Prona mund të merret me qira me orë, me një qëndrim minimal prej katër orësh që kushton 158 $. Dhe mysafirët më aventureskë mund të sjellin një shok së bashku për 24 $ për person.

Uebsajti B&B përmban një "galeri të anëtarëve" me një përzgjedhje ku disa nga fotot tregojnë gra që varen nga tavani, ndërsa të tjerat gra të lidhura në mur.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco