VIDEO/ Adrian Wellock është njeriu që nuk mund të ndjejë asnjë shije

VIDEO/ Adrian Wellock është njeriu që nuk mund të ndjejë asnjë shije

12:35, 31/07/2019
A+ Aa A-

Ah, pica. Ushqimi perfekt? Ndoshta po, ndoshta jo por është një ndër ushqimet e parapëlqyera në të gjithë botën. 

Gjithashtu pica ka një mori shijesh të cilat iu japin atyre edhe shije të ndryshme por ekziston një djalë i cili nuk ka mundësi të shijojë asgjë pasi ai nuk i ka më receptorët e shijimit aktivë.
Mund të tingëllojë si një film horror i bërë për Rrjetin e Ushqimit, por Adrian papritur dhe në mënyrë të pashpjegueshme humbi sensin e tij të shijes pas asaj që ai mendonte se ishte një ftohje rutinë. 

Adrian u zgjua një ditë duke u ndjerë pak i ftohur por nuk mendoi se ishte më keq sesa thjesht një shqetësim i përkohsshëm. 

Ai vuri re një shije të lehtë metalike në gojë, por përveç kësaj, asgjë e çuditshme. Kjo vazhdoi derisa filloi të zhdukej edhe ajo shije metalike e gojës e madje edhe të tjera bashkë me të. 

Për të përballuar sado pak këtë situatë Adrian ka filluar të konsumojë gjerësisht ushqime të cilat kanë një shije dhe aromë shumë herë më të fortë dhe të theksuar se ushqimi i zakonshëm për të ndjerë sadopak aromë ose shije në momentin e konsumimit të diçkaje.

Marrë nga: greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco