FOTO/ E çmendur pas Amazon, burri e surprizon për ditëlindje

FOTO/ E çmendur pas Amazon, burri e surprizon për ditëlindje

15:49, 30/07/2019
A+ Aa A-

Një ditëlindje është një mundësi e shkëlqyeshme për t’i treguar të dashurit tuaj se sa kujdesesh për të. Ndërsa të gjithë duhet të bëjmë një përpjekje për t'i treguar dashurinë tonë njerëzve të rëndësishëm në jetën tonë çdo ditë, një përpjekje shtesë dhe pse jo edhe një surprizë jo fort e zakontë e ditës kur kanë lindur nuk mund të dëmtojë madje mund të jetë edhe argëtuese.

Kjo mbase është mënyra më e mirë për të surprizuar dikë që ju tanimë e njihni prej shumë vitesh dhe mbase është partneri juaj shekullor.

Kohët e fundit, fotografi Emily McGuire ndau disa foto nga një surprizë shumë e veçantë që ajo mori për ditëlindjen e saj  një tortë për ditëlindjen e një pakoje tipike të Amazon.

Kjo ide e zgjuar i lindi burrit të saj Mac i cili nuk e pati dhe aq të vështirë të krijonte një ëmbëlsirë tejet unike për ditëlindjen e gruas së tij. Emily ka treguar se ajo dhe burri njihen prej 19 vitesh dhe kanë plot 12 vitë të martuar së bashku. 

Mac nuk njihet zakonisht për surpriza ndaj edhe gruaja e tij u mahnit kur në derë trokitën dhe para syve pa tortën e çuditshme e madje për një moment mendoi se ishte vërtet një pako nga Amazon.

Torta ishte aq shumë e ngjashme me realitetin dhe burrit të saj i kushtoi plot 50 dollarë.

Emily për këtë arsye vendosi edhe të takojë pastiçierin e tortës së rrallë.

Imazhet e tortës u bënë virale në rrjet dhe shumë njerëz treguan interes duke komentuar në to.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco