FOTO/ Pitonët 5 metra shembin tavanin dhe bien në dhomë

FOTO/ Pitonët 5 metra shembin tavanin dhe bien në dhomë

14:15, 29/07/2019
A+ Aa A-

Një çift në Whiterock, Australi u trondit kur pa tavanin e shtëpisë të përkulur dhe të plasaritur nën peshën e këtyre pitonave 4-5m të gjatë dhe normalisht me një peshë të konsiderueshme.

Amethystine, njihen po ashtu edhe si pitonët me njolla. Nxjerrja e kësaj duo-je dinamike nuk ishte aspak e lehtë dhe në fund të fundit rezultoi në shembjen e tavanit kur këto gjarpërinj bënë një hyrje veçanërisht dramatike në dhomë!

Duke qenë se pikërisht kjo është edhe periudha e mbarështimit të tyre këta pitonë mblidhen rëndom në çati shtëpish në çift apo edhe në vende të tjera të përshtatshme për t’u shumuar.

Mund të jetë edhe një eksperiencë interesante të shikosh disa pitonë të këtyre përmasave së bashku por po ashtu kjo mund të rezultojë edhe shumë dramatike pasi mund të ndeshemi me ta në ambientet ku jetojmë në përditshmërinë tonë.

Gjithsesi është një metodë dhe një tregues vigjilence të kujdeseni për monitorimin e çatisë së shtëpive tuaja me ekspertë për të parë nëse në to ndodhen të tillë në këto zona si Whiterock, Australi një procedurë e tillë është mëse e zakontë.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco