FOTO/ Gjuetarët e trofeve 3700 $ për të vrarë 100 zogj njëherësh

FOTO/ Gjuetarët e trofeve 3700 $ për të vrarë 100 zogj njëherësh

10:53, 29/07/2019
A+ Aa A-

Disa fotografi të një numri masiv zogjsh të vrarë në Britani kanë shkaktuar shumë debate. Gjuetarët e trofeve si edhe njihen kanë vrarë 100 nga këta zogj njëherësh përpara se të sillnin trupat e tyre në shtëpi.

Në udhëtimet e gjuetisë këta zogj të veçantë juanë duke u shitur për 3700 $ një pjesë, pavarësisht se janë klasifikuar si specie në zhdukje prej vitit të kaluar.

Në një përpjekje për të kapur vëmendjen e publikut, fushata për të ndaluar trofeun e gjuetisë publikoi fotot e gjuetarëve që paraqiten me dhjetëra trofe të pajeta përballë tyre.

Grupi ka lëshuar gjithashtu një lutje ndaj Theresa Villiers , sekretares së re të Mjedisit, për të ndaluar importin e tyre.

Zëdhënësi i fushatës, Eduardo Goncalves, i kërkoi qeverisë të imponojë një moratorium "para se të jetë tepër vonë".

Ai shtoi: "Ata janë një nga llojet e zogjve më të dashur në botë, njerëzit udhëtojnë nëpër botë për ti fotografuar ato. Tani duket se gjuetarët e tyre udhëtojnë nëpër botë për t'i qëlluar ato”.

Goncalves gjithashtu bëri thirrje në Konventën mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara për të klasifikuar ato si një specie të mbrojtur në konferencën e tij muajin e ardhshëm. Popullsia e tyre në Islandë ka rënë nga shtatë milionë në 5.4 milionë në një dekadë.

    Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco