FOTO/ Eksperienca magjike e skifterit teksa ushqehet

FOTO/ Eksperienca magjike e skifterit teksa ushqehet

09:39, 29/07/2019
A+ Aa A-

Disa fotografë profesionistë të kafshëve të egra janë pozicionuar përballë një liqeni me aparatet e tyre fotografikë të fshehur dhe duket se kanë arritur të kapin një imazh mbresëlënës të një skifteri në momentin kur ka kapur një troftë nga liqeni.

Horn Mill Trout Farm, në Exton, Rutland, mirëpret deri në 12 vizitorë në ditë të cilët qëndrojnë fshehur dhe shikojnë këtë pamje e cila përsëritet shpesh të skifterëve të uritur që ushqehen me troftat e liqenit.

Uji është një rezervuar i posaçëm për rritjen e këtij peshku të preferuar nga shpendi grabitqar.

Kjo mundësi e të qëndruarit fshehur ka tërhequr vizitorë të lumtur nga e gjithë Evropa, të cilët dëshirojnë të provojnë përvojën "emocionuese" për të qenë kaq afër një ndodhie të tillë.

Tarifa që mbikëqyrësit e zogjve përdoret për të kompensuar humbjet e troftësqë besohet të kushtojnë 22 mijë euro në vit ndërkohë që lejojnë shpendin të vazhdojë të ushqehet.

Turistët e përshkruajnë këtë eksperiencë si të mrekullueshme dhe emocionuese pasi edhe distanca është shumë e afërt vetëm 10 metra nga liqeni.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco