Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Harron kuzhinën hapur, pronarja gjen qentë 'si Hulku' në mëngjes

VIDEO/ Harron kuzhinën hapur, pronarja gjen qentë 'si Hulku' në mëngjes

15:41, 26/07/2019
A+ Aa A-

Qentë e një familje tajlandeze kanë marrë një ngjyrë komplet jeshile pasi kanë kaluar gjithë natën brenda kuzhinës ku pronarja kishte harruar të mbyllte derën.

Në mëngjes ajo nuk mund t’ju besonte syve kur pa se jo vetëm qentë e saj po edhe dyshemeja e gjithçka tjetër kishte marrë ngjyrë jeshile dhe qentë e saj ngjanin fiks si Hulku.

Pas këtij incidenti pronarja provoi gjithë ditën të pastronte qentë por përsëri disa pjesë të trupit të tyre mbetën ende jeshile.

Ndërkohë në video shfaqet edhe një qen tjetër i cili po bën gjithçka në kuzhinë vetëm për të rrëmbyer biskotat e tij të preferuara.

ImageMarrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco