FOTO/ Hotelet e së ardhmes, kryevepër e inxhinierisë

FOTO/ Hotelet e së ardhmes, kryevepër e inxhinierisë

14:20, 25/07/2019
A+ Aa A-

Një hotel spektakolar po mendohet të ndërtohet në fjordet norvegjeze. Sikur të mos mjaftonte pamja fantastike që të ofron natyra, një studio arkitekture turke ka dizajnuar një kryevepër të inxhinierisë, por njëkohësisht edhe një godinë luksoze.

Hoteli është projektuar të ngrihet në Preikestolen, një shkëmb në 600 metra mbi nivelin e detit që ndodhet në jug të Norvegjisë, e që së fundmi është shndërruar në një pikë tepër tërheqëse turistike. Hoteli është konceptuar në tre kate dhe një pishinë të varur në katin e fundit, ku nuk do të kuptohet qartë nëse po noton, apo fluturon, shkruan Shqip.

Megjithatë, nëse po mendonit të prenotonit, duhet të prisni edhe pak, pasi koncepti i prezantuar nga firma “Hayri Atak” ende nuk ka marrë dritën jeshile për t’u realizuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco