Airbus zbulon modelin e së ardhmes, frymëzuar nga zogjtë grabitqarë

Airbus zbulon modelin e së ardhmes, frymëzuar nga zogjtë grabitqarë

14:02, 25/07/2019
A+ Aa A-

Është zog? Aeroplan? Apo të dyja bashkë?

Kompania Airbus ka krijuar një dizenjo të re që duket si ‘zog grabitqar’ me shpresën e frymëzimit të një brezi të ri inxhinierëshs, sipas një deklarate në sitin e Airbus.

Dizenjoja e re, e cila ofron krahë në formë kurbe të lehtë dhe skaje që duken si pendë zogjsh, u zbulua në Britani në spektaklin Royal International Air Tattoo, bën të ditur USA Today.

Për momentin dizenjoja është krejtësisht konceptuale, por ofron ‘propulsion hibrid elektrik, sisteme aktive kontrolli dhe struktura kompozimi të avancuara’, bëri të ditur në deklaratë Airbus. Secila nga ‘pendët’ e pazakonta në skajet e krahëve dhe bishtin e avionit kanë funksione individuala për eksperienca fluturimi dhe kontroll më të mirë.

Po ashtu, bashkimi i krahëve me trupin ka për synim të jetë më tepër aerodinamik, duke imituar pamjen dhe formën e një shqiponje apo fajkoi në ajër. I frymëzuar nga natyra, Airbus shpreson të krijojë një avion më pak zhurmues dhe miqësor me ambientin në të ardhmen, çka është synimi i shumë linjave ajrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe për akomodimin e kërkesave në rritje.

Për shembull, linja ajrore holandeze KLM zbuloi dizenjon për një aeroplan aerodinamik në formë V-je flutruese që mban deri në 314 pasagjerë por përdor 20% më pak karburant se Airbus A350.

‘E dimë nga përvoja e punës me A350 XWB se përmes biomitimit, natura na jep disa nga mësimet më të vlefshme në dizenjim’, thotë Martin Aston, manaxher i lartë në Airbus.

Në fund të fundit, kush mund ta shpjegojë më mirë fluturimin aerodinamik se vetë natyra?

Nuk dihet me siguri se kur do të dalë në pistë zogu i ri, por koncepti eksitues mund t’i bëjë të gjithë entuziastë për udhëtimet ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco