VIDEO/ I dyshuari veshur si dinozaur shkakton humor tek oficerët e policisë

VIDEO/ I dyshuari veshur si dinozaur shkakton humor tek oficerët e policisë

11:47, 24/07/2019

Një person i veshur me kostumin e një dinozauri T-Rex ka ngjallur jo pak humor tek një patrullë policie në Plymouth, Angli pasi vraponte pa reshtur përpara makinës së 2 agjentëve.

"Ai është shumë i shpejtë", tha një nga oficerët në Plymouth dhe në videon e publikuar në Twitter nga ‘Charles Cross Police Team’ dëgjohen të qeshurat e tyre.

Ekipi i Policisë së Lagjes Charles Cross nuk tha pse ‘dinozauri’ i cili ndalon së vrapuari në fund të kripit ishte duke iu larguar policisë duke ngjallur kështu edhe dyshime tek ata.

Por oficerët ishin të lumtur dhe nuk ngurruan ta shprehin lumturinë përmes postimit në median sociale.


Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco